Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Shtyhet debutimi i Zhegrovës, Lille mposhtet

TOPSPORTI

Shtyhet debutimi i Zhegrovës, Lille mposhtet


22 January, 2022 @18:54

Për herë të parë që prej transferimit të tij nga Basel te Lille, sonte Edon Zhegrova ishte në bankën rezervë te skuadra franceze në ndeshjen që kjo e fundit e zhvilloi në udhëtim te Brest.

Ndonëse skuadra kreu 5 zëvendësime, Zhegrova nuk u inkuadrua në lojë dhe rrjedhimisht debutimi i tij te Lille do të ndodhë ndonjë herë tjetër.

Në fund, Lille këtë takim e mbylli me humbje 2-0, humbje e cila e mban këtë skuadër në vendin e tetë të Ligue 1 për momentin.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1