PËRFITIMET E KLUBEVE NGA SHITJA E FANELLAVE
Si dhe sa përfitojnë ekipet nga fanellat?
Artikull i marë nga Calcio e Finanza / / / Përktheu: L. M.
8 September, 2020 @16:01
Liverpool nga kjo verë ka kontratë të re të fanellave me Nike. Nga Nike, Liverpool do të marrë 30 milion funte në vit, derisa New Balance ofronte 60 milion funte në vit. Ju duket e pamend të zgjedhësh një ofertë përgjysmë më të lirë, por në fakt Liverpool do të fitojë më shumë se dyfish nga marrëveshja e re!
Qysh? Zakonisht, klubet marrin 7.5% të çmimit të fanellave të shitur. Tashti, me kontratën e re, sipas Kieran Maguire, Liverpool do të merr 20% të çdo fanelle të shitur nga Nike.
Një fanellë replikë e Liverpool kushton 76 euro. Origjinali që përdoret nga vet lojtarët në ndeshje është 111 euro, derisa për ta personalizuar, kur ta porositni, ju duhet të ndani edhe 27 euro.
KUSH, SA E SHET FANELLËN?
Një matematikë e thjeshtë, “shqiptareske”, na thotë që nëse Liverpooli për një vit shet 2 milion fanella origjinale, do të fitojë edhe 38 milion euro shtesë, dhe atë nga fanellat replika. Nëse llogarisim origjinalet, e ato të personalizuara, sigurisht që ky çmim do të shkojë më lart.
Disa ekipe, kanë vetëm fanella replikë, pasi nuk ka ndonjë dallim luksi me fanellat që përdoren nga vet lojtarët, por, kjo nuk vlen për 6 ekipet më të mira të Premier League.
Sipas Calcio e finanza, fanella e Manchester Cityt kushton 90 e 120 euro; e fqinjëve të kuq, 72 e 111 euro, e edhe tre rivalët e Londrës dallojnë ngjashëm.
TOTTENHAM, MË I SHTRENJTI NË ANGLI
Tottenham ka 89 e 130 euro – më e shtrenjta në PL; fanella e Chelseat kushton 88 e 125 euro, e dyta më e shtrenjta; derisa e Arsenal kushton 75 e 120 euro. Pos Liverpoolit, Nike ka edhe Tottenhamin e Chelsean, Puma e Adidas ndajnë Manchesterin dhe Londrën – Manchester City e Arsenal me Puma, Tottenham e Manchester United me Adidas.
Sipas sponsorëve, në katër kampionatet kryesore të Evropës, Adidas udhëheq me 16 ekipe, Nike vjen me 15 ekipe, Puma ka 9, Macron 8, Kappa 7, e Joma 6.
Çmimi mesatar i një fanelle të Nike, origjinales për ndeshje, kushton 134 euro, Adidas 127, Puma kanë 114, MAcron 78, Kappa 94, e Joma 71.
Çmimi i kësaj të fundit është për shkak të ekipeve që ka – Villarreal, Getafe, Eibar – që të tria nga 60 euro, Hoffenheim – 80 euro; Atalanta 70 euro e Torino 75 euro.
SIPAS LIGAVE
Sipas ligave – replika kushton mesatarisht kushton 84 euro në Bundesligë, 82 euro në La Liga, 71 euro në Serie A, e 68 euro në Premier League. Origjinalet janë 15 euro në Premier Ligë, 96 euro në Serie A, 95 euro në La Liga, e 89 euro në Bundesligë.
Për të personalizuar fanellën, me emër e numrin tënd, në Premier Ligë kushton 26 euro, në Serie A kushton 22 euro, në La Liga kushton 16 euro, e në Bundesligë, vetëm shto 15 euro.
Në Spanjë, Barcelona e Atletico kanë origjinalet (të dyja Nike) në 140 euro, Reali i Madridit në 130 euro (Adidas), Valencia 120 euro (Puma), e Betis 110 euro (Kappa).
DERI NË 35 EURO
Në Angli, fanella më e lirë është ajo e Burnley – 50 euro, që prodhohet nga Umbro, e cila nuk bën ndarje ndërmjet replikave dhe atyre origjinale, të ndeshjeve. Në Bundesligë, më e lira fanellë është e Freiburg – 73 euro, e në Itali më e lira është replika e Torinos me 35 euro, ngjashëm si origjinali në 75 euro.
Në Itali, Juventusi, Internazionale, Roma, e Milani kanë replikat në 90 euro. Origjinali i ekipeve të Milanos kushton 140 euro, i Juventusit 130 euro, e i Romës 120 euro. Nike ka Roman e Inernazionalen – të vetmet në Itali; Adidas merret me Juventusin e Cagliarin në Apenine, e Puma me Milanin e Sassuolon.
KENI MARË TUAJËN?
Në Bundesligë, origjinali i Bayernit kushton 130 euro, i Dortmundit 127 euro. Pason replika e Bayernit me 90, sa kushton edhe origjinali i Leipzigut. Adidas ka Bayernin e Unionin e Berlinit; Puma dy Borussiat, Nike merret me Leipzigun, Wolfsburgun, Eintrachtin e Frankfurtit, Augsburgun, e Herthën e Berlinit.
A keni porositur fanella të ekipit tuaj, dhe sa kanë kushtuar? Sa do të paguani për një fanellë të tillë?