Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI - LITUANI

Shqipëri - Lituani, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Shqipëri - Lituani, formacioni i mundshëm i Shqipërisë


7 September, 2020 @15:41

Me fillim nga ora 20:45, sonte Shqipëria në Tiranë luan ndaj Lituanisë. Ndeshja është e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kombeve, konkretisht Grupi 4 i Ligës C.

LIGA E KOMBEVE - TABELAT

Para ndeshjes, Panorama Sport ka shkruar që Edi Reja sonte pritet t’iu japë besim lojtarëve debutues të kombëtares.

Duke filluar nga portieri, në portë i pakontestueshëm duket të jetë Strakosha.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, sonte pritet që Mihaj të luajë në vendin e Veselit, ndërsa me të në qendër të mbrojtjes pritet të jenë Gjimshiti e Dermaku.

Në krahë pritet të jenë (formacioni 3-5-2) Hysaj e Trashi, kurse në qendër të mesfushës bashkë me Gjasulën pritet të startojë dyshja premtuese e kombëtares, Qazim Laçi dhe Endri Çekiçi.

Sa i përket sulmit, një prej dy startuesve besohet të jetë Armando Sadiku, kurse tjetri një prej Manajt e Brojës.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Strakosha; Mihaj, Gjimshiti, Dermaku; Hysaj, Laçi, Çekiçi, Gjasula, Trashi; Sadiku, Broja (Manaj).


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve