Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Challandes: Gabimet e panevojshme dhe situata na sollën këtu

Challandes: Gabimet e panevojshme dhe situata na sollën këtu


6 September, 2020 @23:49

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, pas humbjes së parë në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve ndaj Greqisë ka thënë se ekipi ka bërë shumë gabime të panevojshme që sollën deri te humbje.

“Ne kemi bërë shumë gabime në lojë sonte. Gabime të thjeshta. Greqia na dënoi dhe fitoi, por me gabimet tona të cilat sipas meje ishin të panevojshme,” ka thënë fillimisht zvicerani Challandes në konferecën për shtyp menjëherë pas ndeshjes.

Në anën tjetër, ai ka theksuar se Greqia kishte krejt ekipin me vete, ndërsa Kosova për shkak të situatës me pandemi, nuk e kishte.

TABELA AKTUALE

“E pamë që Greqia e kishte krejt ekipin më të fortë në lojë. Ne për shkak të situatës me pandemi nuk kishim krejt lojtarët dhe tash shpresojmë që gjithçka të vijë në vend të vetë deri në përballje me Maqedoninë Veriore,” ka thënë ai…

Kosova pas këtyre dy ndeshjeve ka fituar vetëm një pikë në Ligën C të Kombeve Grupi 3, ndërsa përballja e radhës është ajo e PlayOffit për EURO 2020 ndaj Maqedonisë Veriore më 8 tetor 2020/


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve