KUALIFIKIMET PËR BOTËROR
BOROZANI/D.S.
Si përfundon Shqipëria e dyta?
8 October, 2013 @15:45
Përkundër nismës së mirë të kualifikimeve për Brazil, Shqipëria si çdoherë atëherë kur është më e nevojshme nuk arriti rezultatet e duhura dhe ra në pozitën e pestë të tabelës.
Mirëpo, ajo që trimëron dhe jep shpresa kësaj radhe është puna e teknikut italian Gianni De Biasi, i cili ka mbledhur një mori lojtarësh në përfaqësuese dhe tani më mund të thuhet se përveç Migjen Bashës, asnjëri nuk e ka të sigurtë fanellën e formacionit startues të kombëtares.
Sidoqoftë, përkundër se Brazili u largua nga dukshmërisa shqipe, llogaritë matematikore për vendin e dytë janë ende reale.
- LLOGARIA
Kështu në ndeshjet e mbetura të Grupit E të Eurozonës, në rast se Shqipëria dy ndeshjet e mbetura i fiton, i merr 6 pikë ndaj Zvicrës dhe Qipros, që në total do të thoshte 16 pikë në Grupin E.
Por për të përfunduar e dyta, varet nga rezultatet e kundërshtarëve, që si ideale për Shqipërinë do të duhej të ishin kështu:
Islanda-Qipro (barazim ose fitore e Qipros); Sllovenia-Norvegjia (fitore sllovene); Norvegjia-Islanda (fitore norvegjeze) dhe Zvicra-Sllovenia (fitore zvicerane)
Ka edhe disa mënyra të llogaritjes më të komplikuar, por kjo është më e lehta dhe më reale, përveç ndeshjes së parë ku Qiproja duhet të bëj të pamundurën ndaj Islandës për të mos e lënë të fitojë, te të tjerat fitoret e vendasve që nuk do të ishte befasi - e lënë Shqipërinë në vendin e dytë.
Kështu Grupi E do të përfundonte me këtë renditje: Zvicra 21 pikë, Shqipëria, 16 pikë, Sllovenia 15 pikë, Islanda 14 pikë, Norvegjia 14 pikë dhe Qiproja 5 pikë.
EUROZONA, Grupi E, Tabela aktuale:
1 | Zvicra | 18 pikë | 8 ndeshje | |
2 | Islanda | 13 pikë | 8 ndeshje | |
3 | Sllovenia | 12 pikë | 8 ndeshje | |
4 | Norvegjia | 11 pikë | 8 ndeshje | |
5 | Shqipëria | 10 pikë | 8 ndeshje | |
6 | Qipro | 4 pikë | 8 ndeshje |