MILAN

REUTERS
Mexes suspendohet 4 ndeshje
7 October, 2013 @20:06
Problemet për Milanin po vazhdojnë. Pas suspendimit të Mario Balotellit, vjen edhe suspendimi i qendërmbrojtësit françez, Philippe Mexes.
Për shkak të grushtimit të Giorgio Chiellinit të Juventusit gjatë një dueli në ndeshjen derbi mbrëmë, Mexes është suspenduar me katër ndeshje moslojë nga Komisioni Disciplinor i Federatës Italiane të Futbollit.
Ai do të mungojë për Milanin në ndeshje ndaj Udineses, Parmës, Lazios dhe Fiorentinës, derisa ta përfundojë vuajtjen e këtij dënimi.
Milan humbi mbrëmë derbin ndaj Juventusit, 3-2.