MORINA

I gjashti që largohet
7 October, 2013 @14:50
Skuadra drenicake Ferronikeli në mungesë të rezultateve ka ndarë rrugët me trajnerin prishtinas, Arbnor Morina.
Morina, i cili kishte kërkuar dorëheqjen javë më parë, kishte vazhduar nën dëshirën e kryesisë edhe për këtë xhiro të udhëheq klubin, por humbja e radhës nuk la më për çka të flitet.
Tashmë, Ferronikeli ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Morinës, derisa me largimin e tij numri i trajnerëve të ndërruar në Superligë këtë stinor kalon në gjashtë.
Më parë Rafet Prekazi, Gani Sejdiu, Fadil Rama, Musa Selimi dhe Bekim Isufi ishin larguar nga posti i tyre.