ZYRTARI I NJEJTË
Siguria në duart e ‘të njejtit’ që tha vazhdoni në Beograd!!!
25 September, 2015 @10:15
Njeriu që kërkoi vazhdimin e ndeshjes në Beograd në përballjen Serbi-Shqipëri, përkundër të gjithave që ndodhnin në stadium, Kenny Scott, ka arritur në Tiranë.
UEFA-ja ka vendosur përsëri të njejtin njeri si zyrtar të sigurisë edhe për ndeshjen Shqipëri-Serbi, bëjnë të ditur mediat shqiptare sot.
Scott është drejtor ekzekutiv i kompanisë Sports Safety Solutions dhe klient më të madh ka UEFA-në. Ai në të gjitha ndeshjet e rrezikut të lartë, angazhohet direkt nga UEFA-ja si njeri që duhet të jetë në ndeshje.