ATLETICO MADRID

Foto: FC Internazionale
Simeone insiston për sulmuesin e Interit
11 July, 2021 @19:10
Përfundoi “Copa America 2021”, ku fituesit e këtij trofeu janë Argjentina. E këtë edicion me vëmendje e ka përcjellur edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ku rrëmbeu mesfushorin, argjentinas Rodrigo De Paul, anëtari i klubit italian, Udinese.
De Paul pritet këto ditë që të udhëtoj për në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, për të kompletuar të gjitha detajet e kontratës.
Por, Simeone që nga viti i kaluar është duke e kërkuar edhe sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez, anëtarin e Inter-it, të cilin e konsideron lojtar kyç apo si zgjidhje të parë të kampionit aktual të La Ligas.
Vlen të theksohet se agjenti i Lautaro-s, Alejandro Comano, ka përsëritur disa herë duke thënë se Lautaro Martinez nuk do ta lëshoj klubin e Inter-it këtë verë.