Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 4-1 GJILANI

Simonovksi hat-trick, Drita bëhet lidere, demolon Gjilanin në derbi!

Simonovksi hat-trick, Drita bëhet lidere, demolon Gjilanin në derbi!


14 September, 2022 @17:07

Sulmuesi Marko Simonovski ka pasur njërën ndër ditët më të mira në Superligë sot, ndërsa momenti ka qenë ideal. Ai ka shënuar hat-trick në fitoren e Dritës ndaj Gjilanit, që ka dalë të jetë fitorja më e thellë që prej vitit 2015, kur e kundërta kishte ndodhur, ndërsa Skifterat kishin festuar me 3-0!

Drita u shfaq shumë më e mirë sot se Gjilani, posaçërisht pas golit të parë të shënuar, kur Blend Baftiu hapi serinë e golave për ekipin e Ardian Nuhiut, ndërsa pas kësaj fjalën kryesore e tha Simonovski!

TABELA AKTUALE

Sulmuesi maqedonas shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë për 2 dhe 3-0, ndërsa në pjesë të dytë vazhdoi me gol derisa Nuhiu e zëvendësoi. E Gjilani i Zekirija Ramadanit e tëra që arriti ka qenë goli i nderit, shënuar nga zëvendësuesi që erdhi prej Drenice gjatë verës, Baton Zabërgja.

Me këtë fitore Drita merr lidershipin në Superligë, ndërsa ka barazuar dallimin më të madh në fitore në derbin gjilanas që prej 2015s, kur Gjilani kishte fituar 3-0, e tash Drita me 4-1! [Blend Baftiu 37, Marko Simonovski 45, 45+5, 69]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga