Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 1-2 DRITA

Simonovski e Fazliu përkujdesen për fitore, Drita ndjek kryesuesin

Simonovski e Fazliu përkujdesen për fitore, Drita ndjek kryesuesin


23 February, 2022 @14:53

Drita ka arritur t’i kthehet fitores në Superligë, pas barazimit që kishte në xhiron e shkuar në derbi ndaj Llapit.

Gjilanasit kanë mposhtur sot në Liman Gegaj ekipin e Malishevës, duke fituar ndeshjen me rezultat 1-2 [Marc Olivier 82 - Marko Simonovski 49, Astrit Fazliu 61p.].

Pas pjesës së parë të zhvilluar pa gola të numëruara, pasi që raste kishte dhe rrjetat u tundën. Sa për të cekur një të vendasve përmes Hasan Hysenit, që u mbrojt nga Faton Maloku (42’) dhe një gol të anuluar të Marko Simonovskit për Dritën, për shkak të pozitës jashtë loje (10’).

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

E pjesa e dytë tregoi kush është më i fuqishëm. Drita e Ardian Nuhiut me të nisur ndeshjen shënoi. Ka qenë maqedonasi Marko Simonovski që iu rikthye golave për të realizuar për epërsinë 0-1 (49’), ndërsa shpejt, Astrit Fazliu u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur gjithcka me 0-2 (61’).

Deri në fund të ndeshjes Malisheva shënoi përmes Marc Olivier golin e nderit në ndedshje, kurse deri në fishkëllimën e fundit u munduan të bëjnë më shumë - por pa konkretizuar.

Kështu, Drita vazhdon të ndjek Ballkanin në krye të renditjes tabelare, duke dalë për momentin në vend të dytë të tabelës. Ndërsa në anën tjetër Malisheva e drejtuar nga Arsim Thaçi, jo vetëm në këtë xhiro, por edhe në xhiron tjetër nuk do të jetë e rrezikuar për të dalë në zonë të rrezikshme të Superligës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga