Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - DUKAGJINI

Simonovski mjafton, fitorja e parë e sezonit për Dritën

Foto: FC Drita / FB

Simonovski mjafton, fitorja e parë e sezonit për Dritën


20 August, 2022 @19:15

Pas barazimit në ndeshjen e parë sezonale ndaj Trepçës ‘89, Drita fitoren e parë të sezonit e ka shënuar sot në ndeshjen e luajtur ndaj Dukagjinit në shtëpi.

Këtë të fundit gjilanasit e mposhtën 1-0 (Marko Simonovski 60’) falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë kaloi me Dritën më dominuese, por megjithatë gola nuk pati. Paraqitje të mirë në këtë pjesë pati gjakovari Altik Muahxhiri, portieri i skuadrës nga Klina, falë të cilit porta e Dukagjinit mbeti e paprekur gjatë kësaj pjese.

TABELA AKTUALE

E fitorja e Dritës erdhi në pjesën e dytë.

Në minutën e 60’, pas një krosimi të Besnik Krasniqit nga krahu i djathtë, i vetmuar në zonë u gjend Marko Simonovski, i cili shënoi për 1-0 të gjilanasve.

Që nga ai moment e deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati, me ç‘rast Drita e mbylli takimin me 3 pikë të arkëtuara.

Xhiron që vjen, Drita i shkon Prishtinës në “Fadil Vokrri”, kurse Dukagjini e pret Llapin në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga