XABI ALONSO

S’jam pishman që ika nga Reali
23 October, 2015 @10:48
Ylli i mesfushës se Bayernit dhe i përfaqësueses spanjolle, Xabi Alonso, në një bisedë me faqen zyrtare të Bayernit ka bërë të ditur se nuk është pishman që ka lënë Real Madridin për ekipin e tij të tashëm.
“Ndjehem aq mirë sa që po kënaqem për çdo minutë të kaluar në fushë. Nëse nuk do të ndieja këtë do të duhej të pensionohesha,” ka thënë Alonso, kur u pyet se a ka bërë mirë që e ka lënë Realin për Bayernin.
Alonso 33 vjeç është njëri ndër mesfushorët më të vlerësuar në botë sot.