PLATINI

REUTERS/Arkiv
S’ka dënime të ashpëra
24 April, 2014 @14:44
Fair Play Financiar (FFP), kështu u quajt rregulli i UEFA-së që nuk do të lejonte klubet europiane të shpenzojnë më shumë para për transferime sesa që gjenerojnë.
Kjo kishte të bëntë më së shumti me klube të tipit: Manchester City, që prej askund u bë fuqi, Paris St Germain, etj.
Mirëpo sipas deklaratës së dhënë të kryetarit të UEFA-së, Michel Platini, këtë stinor nuk do të aplikohet ndonjë rregull i ashpër për të bërë lajme bombastike.
“Vendimet e para do të publikohen në maj. Por nëse pritni ndonjë dënim të rëndë, do të zhgënjeheni. Do të jenë disa gjëra aty, por jo ndalesa për pjesëmarrje në gara europiane,” është cituar të ketë thënë Michel Platini për Le Parisien sot.
Kjo rregull është dizajnuar ashtu që të ndalojë mbishpenzimet e klubeve me pronarë të pasur - ashtu që të vihet deri te suksesi me punë, e jo me para.