MEDIA
S’ka Facebook për Ferronikelin
15 May, 2015 @20:54
Futbollistët e Ferronikelit, që me ekipin e tyre janë liderë të Superligës dhe 5 ndeshje janë afër titullit kampion kanë marrë rregulla strikte nga trajneri Gani Sejdiu, para 5 finaleve, siç i quan strategu në fjalë ndeshjet e fundit kampionale.
“Kemi angazhuar një person që do të kontrollojë futbollistët se si po veprojnë. Ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre, pas orës 23:00 dhe prej mesnatës u ndalohet edhe Facebooku dhe rrjetet tjera sociale,” ka thënë Sejdiu, transmeton gazeta Tribuna sot.
E tëra kjo, me qëllim që futbollistët të pushojnë dhe të përgatiten edhe psikikisht për ndeshje, derisa Ferronikelin e presin 5 ndeshje të vështira në xhirot e fundit.
Nesër, ata takohen me kampionin në fuqi, Kosovën e Vushtrrisë.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE + GOLASHËNUESIT E STATISTIKA TJERA