SKANDAL
Futbollisti i Hullit, konsumues i kokainës!
15 May, 2015 @17:02
Skuadra që po lufton për mbijetesë në Premier League, Hull City, nuk do të llogarisë më për këtë stinor në shërbimet e mesfushorit Jake Livermore.
Ky i fundit, sipas raporteve të mediave angleze, ka rezultuar pozitivisht në testin për kokainë, derisa skuadra e Hullit ende nuk ka dalur me një qëndrim zyrtar për këtë situatë.
Livermore këtë stinor ka luajtur në 35 ndeshje për Hullin në Premier League dhe ka qenë njëri prej shtyllave kryesore të skuadrës.