CHAMPIONS

REUTERS
S’ka fitues në Santiago
13 February, 2013 @22:33
Ndeshja e parë e njërës prej përballjeve më interesante në 1/8 e finales në Ligë të Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit përfundoi pa fitues.
Stadiumi i mbushur përplot në Santiagu Bernabeu mbeti i heshtur në minutën 20’ kur sulmuesi anglez Danny Welbeck e mposhti portierin vendas Diego Lopez, për epërsinë 0-1 të djajve të kuq.
Vetëm dhjetë minuta më vonë rezultati u balancua me anë të Cristiano Ronaldos. Portugezi shënoi me kokë pas harkimit të Angel Di Marias, duke vulosur kështu rezultatin e ndeshjes në 1-1.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy jave në stadiumin Old Trafford të Manchesterit.
Rezultati:
Real Madrid - Manchester United | 1-1 |