FLASIN KAVAJASIT
S’ka miqësore për ne
9 June, 2015 @18:07
Dyshja kavajase e kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Andi Lila, kanë qenë të parët që kanë dalë në konferecë për shtyp, para ndeshjes së kombëtares shqiptare ndaj Francës.
Derisa Lila ka thënë se ndeshja ndaj Francës do të jetë “qershi mbi tortë për këtë vit për kuqezinjtë”, Cikalleshi duket të jetë shumë më kërkues.
“S’ka miqësore për ne. Do të dalim të fitojmë çdo lojë. Preferoj që të fiton skuadra, por edhe nëse shënojë unë do të jetë mirë,” ka thënë ai në konferencën për shtyp.
Cikalleshi 24 vjeç ditë më parë nënshkroi për Istanbul Basaksehirin, derisa Lila ende është te Parma.