KOSOVA U21

S’ka njoftim nga FFK, por Kosova U21 sot luan miqësore
16 December, 2021 @11:00
Ndonëse s’ka asnjë njoftim nga Federata e Futbollit të Kosovës, sot Kosova U21 do ta zhvillojë një miqësore me përfaqësuesen e Maqedonisë Veriore U21.
Këtë TopSporti.com e mësoi nga portalet e futbollit maqedonas, pasi që Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion për këtë ndeshje.
Ndeshja në fjalë luhet me fillim nga ora 13:00 në kampin stërvitor “Petar Miloševski” në Shkup.