KATEGORIA SUPERIORE
Skënderbeu dënohet për takimin ndaj Partizanit
27 October, 2017 @22:56
Pas incidenteve në ndeshjen ndaj Partizanit të Beogradit në Europa League, Skënderbeu është dënuar nga komisioni disciplinor i UEFA-së.
Skënderbeu është dënuar të zhvillojë ndeshjen e radhës në shtëpi pa tifozë si dhe me gjobë prej 60 mijë eurove si pasojë e thirrjeve raciste ndaj kundërshtarit dhe ndezjes së lëndëve piroteknike.
Sipas këtij vendimi, Skënderbeu është i detyruar të luajë takimin e radhës në ‘Elbasan Arena’ ndaj Dynamo Kiev me dyer të mbyllura.