E KATËRTA ME RADHË

Skënderbeu feston titullin
2 May, 2014 @14:54
Skënderbeu ka arritur që të stoliset me titullin e katërt kampion të Shqipërisë dhe të pestin në përgjithësi.
Korçarët siguruan titullin e radhës në xhiron e fundit kur barazuan me ndjekësin e tyre kryesor gjatë stinorit, Kukësin, 3-3 në Korçë.
Me këtë barazim ata edhe teorikisht siguruan titullin e katërt me radhë të kampionit dhe do të shkojnë në kualifikime të Ligës së Kampionëve, shpresojmë me fat më të madh se stinorin e kaluar.
Te Skënderbeu gjatë këtij stinori janë paraqitur edhe dyshja kosovare, Samir Sahiti dhe Leonit Abazi. Brenda stinorit aty ka qenë edhe Florent Sejdiu, por ky nuk arriti t’ia siguronte një vend vetes në ekip për shkak të një lëndimi.
KATEGORIA SUPERIORE, Tabela aktuale:
1 | Skënderbeu | 31 ndeshje | 58 pikë | |
2 | Kukësi | 31 ndeshje | 51 pikë | |
3 | Partizani | 31 ndeshje | 50 pikë |