PORTUGALIA KALON ITALINË

REUTERS
Rënia e madhe e Serie A, vazhdon
2 May, 2014 @13:41
Futbolli italian pësoi edhe një goditje të madhe mbrëmë. Këtë jo vetëm për shkak të eliminimit të Juventusit nga gjysmëfinalja, por duke i falenderuar kësaj disfate të kampionit italian, Primeira Liga e Portugalisë ka kaluar Serie A-në në renditjen e ligave të UEFA-së, që ka shkaktuar rënien e njëherë kampionatit më të fuqishëm të futbollit në vendin e pestë të renditjes.
Ky vit, është viti më i keq i renditjes së ligës elite italiane që nga viti 1984.
Sigurimi i finales së Europa League nga Benfica, pa marrë parasysh a e fiton atë apo jo, i garanton Primeira Ligës portugeze nisje të stinorit 2014/15 me 52.133 pikë, derisa Serie A bie për një pozitë me 51.510 pikë, thonë llogaritë e UEFA-së.
Në vendin e parë të renditjes së ligave europiane të UEFA-së, që luan rol të madh në garantimin e pjesëmarrësve në garat e ardhshme europiane, La Liga e Spanjës vazhdon të jetë e para, derisa Premier League e Anglisë është e dyta, para Bundesligës gjermane.
Nëse ekipet italiane nuk arrinë në gjysmëfinale të një gare europiane stinorin tjetër dhe nëse ekipet ruse ose françeze arrijnë një nivel të tillë - Serie A, do të mund të dërgojë vetëm 2 përfaqësues në Ligë të Kampionëve.
FAKT:
Nga viti 2000 e deri më sot, italianët kanë luajtur në vetëm pesë finale të kupave europiane të futbollit, derisa spanjollët 18, anglezët 13, gjermanët 8, e portugezët 7. |