EMERY

InsideSpanishFootball
Kualifikim unik
2 May, 2014 @12:51
Sevilla kishte epërsi 2-0 ndaj Valencias pas fitores në ndeshjen e zhvilluar në Ramon Sachez Pizjuan. Valenica arriti t’ia shënojë tre gola Sevillës në Mestalla, por në minutat përfundimtare të takimit, Stephane M’bia, shkatërroi biletën e lakuriqëve me golin e tij dhe me rezultat përfundimtar 3-1, Rojiblancot e arritën finalen.
“Kjo është unike. Mbrëmë, vetëm zemra na dërgoi përpara pas gjithë vështirësive që kishim,” ka thënë ndër të tjera strategu spanjoll Emery, që ka shtuar se nuk i intereson kundërshtari i finales fare.
“Me rëndësi është që Sevilla është aty,” ka potencuar ai, transmetojnë mediat spanjolle sot.
Sevilla në finalen e Europa League që luhet në Torino, do të ndeshet me finalistin e vitit të kaluar, Benfica, që mposhti Juventusin në gjysmëfinale.