JUVENTUS

REUTERS
Conte kritikon referin pas eliminimit
2 May, 2014 @12:33
Arsyeja pse Juventus nuk e ka arritur finalen e Europa League, është referi. Kështu së paku ka thënë trajneri italian i Bianconerëve, Antonio Conte, që është dukur i frustruar pas eliminimit.
“Sot është dashur që të referohet penallti, pas një penalltie jo të dhënë në Lisbonë kur fauluan (Giorgio) Chielinin në zonë,” ka thënë Conte.
“Referi i lejoi atyre që të prishin lojën dhe të bëjnë çka të donë në fushë. Para ndeshjes ai na tha neve se nuk do të ndalte lojën sa herë që një lojtar do të rrëzohej, e kjo e fundit ndodhi. Ne nuk po mirremi seriozisht nga UEFA-ja dhe kërkojmë nga ata që të na sjellin referë që plotëson standardet e një përballjeje të tillë,” ka shtuar gjithashtu italiani, transmeton La Gazzeta dello Sport sot.
Juventus kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Benficës në Lisbonë 2-1 dhe me një fitore prej 1-0 do të arrinte finalen. Por pas 90 minutave përkundër se pjesën e madhe të gjysmëlojës së dytë e luajtën me një lojtar më tepër në fushë, Zonja e Vjetër, nuk e arriti golin e kërkuar dhe Benfica shkoi në finale.
Referi i ndeshjes ka qenë britaniku, Mark Clattenburg.
Juventusit më së shumti i dhemb fakti se finalja e kësaj gare këtë stinor luhet te stadiumi i saj, derisa për ngushëllim, ata në rast të fitores ndaj Atalantas në xhiron që vjen, që do të sigurojnë titullin e tretë me radhë të kampionit të Italisë.