REAL-ATLETICO

REUTERS
Finalja
1 May, 2014 @0:00
Mbrëmë Real Madrid, sonte Atletico Madrid - dhe ja historia. Dy ekipe nga i njejti qytet për herë të parë në finalen e elitës europiane të futbollit. Një superekip që nuk ia din fundin pasurisë që ka dhe tjetri ekip modest me lojtarë të provuar gjëkund dhe të kombinuar në mënyrë fenomenale nga një trajner autoritativ.
Derisa princi i Spanjës përcillte ndeshjet e Atleticos, e mbreti ato të Realit - tashmë babë e djalë të familjes mbretërore do të jenë bashkë në finalen e së shtunës së 24 majit, në Lisbonë të Portugalisë, ku do të vendoset më i miri i Europës.
Atletico Madrid ka arritur finalen e parë të elitës europiane për herë të parë pas vitit 1974 - që ka thyer rekordin e pritshmërisë së Interit, që kishte pritur 38 vjet.
Sa i përket shteteve, kjo është finalja e 17-të europiane ku dy finalistët vinë nga i njejti shtet, derisa e fundit spanjolle ka qenë në stinorin 1999/00, kur Real Madrid kishte mposhtur Valencian 3-0 në finale të Ligës së Kampionëve.