FINALISTI

Atletico historike arrin finalen
30 April, 2014 @22:19
Atletico Madrid ka arritur që të mposht Chelsean në Stamford Bridge për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve. Ekipi fantastik i Diego Simeones, pa emra të mëdhenjë në të, ka arritur të tregojë fuqinë e futbollit shpirtëror dhe punës së madhe - për të elimunar favoritin në letër, Chelsea.
Fernando Torres i dha epërsinë Chelseat, duke mos e festuar golin e shënuar ndaj ish ekipit të tij ku u rrit e u bë yll, derisa mesfushori i madrilenëve Adrian, ka arritur të barazojë pa përfunduar pjesa e parë dhe për të sjellë avantazhin me barazim me gola.
E në pjesën e dytë kur pritej më shumë nga Chelsea, Rojiblancot goditën me penalltinë e sulmuesit më të mirë të tyre, Diego Costa, që po përjeton stinorin më të mirë në karrierë për 1-2, derisa turku Arda Turan shënoi 10 minuta pas Costës për shkatërrimin e të kaltërve të Londrës, që mbetën të befasuar nga loja e Atleticos.
Atletico Madrid ka arritur finalen e parë të Ligës së Kampionëve në histori, derisa në ndeshjen ku do të vendoset më i miri i stinorit për Europën, ata do ta kenë përballë rivalin lokal shumë të famshëm - Real Madrid.
Për më tepër, Atletico Madrid, është ekipi i vetëm që ende nuk ka pësuar asnjë ndeshje këtë stinor në Ligë të Kampionëve, as si vendas e as si mysafir.
E ajo çka do të shihet në Lisbonë, në natën finale është e qartë.
I gjithë Madridi do të jetë aty dhe do të festojë, njëra pjesë.