ELIMINIMI

REUTERS
Shtyhet derbi Roma-Juventus
2 May, 2014 @11:07
Eliminimi i Juventusit nga Europa League ka lënë Bianconert pa trofe jashtë Italisë, përsëri.
Kështu data e 14 majit e përcaktuar për finalen e Europa League do të jetë e lirë për ekipin e dëshpëruar të Antonio Contes dhe ata do të mund të luajnë ndeshjen derbi ndaj Romës më 11 maj, të dielën.
Ndeshja në fakt do të duhej të luhej më 9 maj të premten që vjen, por me eliminimin e Juventusit, ndeshja u shty për orarin e parë të kërkuar nga transmetuesi kryesor i ndeshjeve të Serie A-së.