KORÇË
Skënderbeu, i pagabueshëm!
21 September, 2015 @22:41
Kampioni aktual i Shqipërisë, Skënderbeu, ka arritur të fitojë duelin e xhiros në Kategorinë Superiore duke e mposhtur Tiranën në Korçë, 2-1.
Tirana ka qenë ajo që ka kaluar në epërsi heret në takim përmes japonezit Masato Fukui, që në minutën e tretë të takimit.
Por në anën tjetër për vendasit, Bernard Berisha, gjen shpejtë golin e barazimit dhe çon skuadrat në pushim me 1-1.
Derisa Skënderbeu forcon edhe më shumë sulmet në pjesë të dytë, mesfushori me përvojë, Gerhard Progni, shënon 6 minuta para fundit të takimit për fitoren e madhe të korçarëve, që vazhdojnë pagabueshëm në stinorin e ri.