DEKLARATA E SEJDIUT
Shqetësuese!
21 September, 2015 @18:01
Ferronikeli ka pësuar humbjen e dytë me radhë në Superligë pas startit perfekt.
Gani Sejdiu, trajner i ekipit, është ndarë i shqetësuar nga ndeshja, jo nga humbja, sa nga mënyra e pranimit të golave.
“Të tre golat i kemi pësuar në mënyrë të njejtë. Gabime amatoreskte të mbrojtjes. Hajvalinë e përgëzoj për fitore, pasi që luftuan për ‘të. Pësimi i golave në mënyrë të njejtë, tre herë, është shqetësuese dhe një ekip që tenton kreun nuk guxojë të lejojë këso ndëshkimesh,” ka thënë Sejdiu pas ndeshjes për Supersportin.
Ferronikeli do të tentojë të këndellet në xhiron tjetër kur në Rexhep Rexhepi të Drenasit pret Istogun.