KISHNICË
Hajvalia mposht kampionin
21 September, 2015 @17:40
Hajvalia e drejtuar nga Ismet Munishi ka nisur këndelljen e saj. Ata sot kanë mposhtur kampionin aktual të Kosovës, Ferronikelin, me rezultat 3-2 në Kishnicë.
Terreni ka qenë jashtëzakonisht i papërshtatshëm për lojë, pasi që shenjat e të rreshurave kishin bërë stadiumin përplotë baltë.
Shkëlqim Pacolli realizoi për avantazhin e Hajvalisë, derisa Mevlan Zeka barazoi shifrat nga një gjuajte e lirë për 1-1, që ishte edhe rezultati final i pjesës së parë të ndeshjes.
Në pjesë të dytë edhe pse me lojë kryesisht në mefsushë, përmes Azem Ahmetit Hajvalia gjente sadopak mundësi për të sulmuar. Ndërsa nga disa gjysmëraste, hajvaliasit shënuan dy herë në vazhdim.
Në fund, derisa Ferronikeli tentoi më shumë, Arbër Prekazi i Hajvalisë shkaktoi penallti (u përjashtua pas dy të verdhave) dhe penalltinë e shënoi Mentor Zhdrella, për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ferronikeli do të tentojë të këndellet pas dy humbjeve ndaj Istogut në xhiron e radhës, derisa Hajvalia përballet me Prishtinën në xhiron tjetër.