DEKLARATA E MUNISHIT
Kemi studiuar mirë rivalin
21 September, 2015 @18:06
I gëzuar pas fitores së dytë prej se erdhi në krye të Hajvalisë, Ismet Munishi trajner, këtë fitore ia ka dedikuar Arbër Prekazit, që kishte ditëlindjen dhe u kurorëzua dje.
“Synimi dhe objetkivat tona, janë trofetë. I përgëzojë lojtarët për angazhim maksimal në ndeshje. Ne kemi stuadiuar mirë rivalin e sotëm, derisa fitoren ia dedikoj Arbër Prekazit,” ka thënë fillimisht Munishi.
“Kemi pasur rival të fortë përballë. Ata janë shembull për organizim të një ekipi. Ferronikeli ka ekip të fortë dhe do të isha i kënaqur edhe me një pikë nga kjo ndeshje. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të ngritemi më tutje,” ka shtuar ndër të tjera trajneri i Hajvalisë.
Hajvalia ka shënuar fitoren e dytë të stinorit sot, të dyja si vendas.
Në xhiron e radhës, Hajvalia do të ndeshet me Prishtinën në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.