FEDERATA
Costa në disciplinore
21 September, 2015 @18:54
Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, dhe mbrojtësi i Arsenalit Gabriel, janë tashmë në procedurë disciplinore.
Federata angleze e futbollit ka hapur rastin ndaj lojtarëve në fjalë për shkak të sjelljeve të dhunshme dhe të pahijshme, përkatësisht, në derbin Chelsea - Arsenal, të cilën e fitoi Chelsea.
Diego Costa është vënë në procedurë për shkak të sjelljes së të tij të dhunshme në duel me Laurent Koscielnyn, ndërsa Gabriel për shkak të mosbindjes ndaj vendimit të referit të ndeshjes.
Gjithashtu, vërejtje i është dhënë edhe dy ekipeve pasi që nuk kanë arritur t’i mbajnë në kontrollë lojtarët e tyre gjatë ndeshjes.