EUROPA LEAGUE

Skënderbeu kupton kundërshtarin
4 August, 2017 @13:16
Pasi e arriti fazën Play-Off mbrëmë pas triumfit ndaj Mlada Boleslavit, Skënderbeu e ka kuptuar kundërshtarin me të cilin do të ndeshet në fazën e fundit para grupeve në Europa League.
Shorti ka vendosur që kundërshtari i Skënderbeut të jetë Dinamo i Zagrebit.
Ndeshja e parë luhet më 17 gusht në Zagreb, ndërsa kthyesja më 24 gusht në Shqipëri.