MBROJTËSI KOSOVAR

Edhe Rrahmani në Play-Off me Dinamon
3 August, 2017 @23:37
Qendërmbrojtësi dhe golashënuesi i fundit i Kosovës, Amir Rrahmani, ka kaluar në Play-Off të Europa Ligës sonte me ekipin e tij Dinamo Zagreb, duke e eliminuar ekipin norvegjez Odd Grenland pas barazimit 0-0 dhe në total 2-1 për zagrebasit.
Rrahmani është futur sonte në lojë në minutën e fundit të takimit për të zëvendësuar lojtarin me rrogë më të madhe në historinë e futbollit kroat, algjerianin El Arabi Soudani, që pagohet 1 milionë euro nga kampioni i shumëfishtë kroat.