SHPËRTHEN PARISI

Zyrtarizohet rekord transferi i Neymarit
3 August, 2017 @23:17
Me një komunikatë në faqen zyrtare të lëshuar në këto çaste, Paris St Germain, ka bërë të ditur se ka realizuar rekord transferin botëror, duke e marrë përfundimisht sulmuesin brazilian të Barcelonës, Neymar Jr.
“Paris St Germain është shumë i lumtur që të komunikojë ardhjen e Neymar Jr në ekip. Të enjten sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me ekipin parisien. Tani, Neymar Jr ka nënshkruar kontratë me ekipin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor të vitit 2022,” ka bërë të ditur ekipi parisien.
Për Neymarin, PSG i ka paguar Barcelonës dëmshpërblim prej 222 milionë eurove!