NË PLAY-OFF

Foto: kfshkendija.com
Kapiten Hasani i pandalshëm, Shkëndija në Play-Off
3 August, 2017 @18:51
Shkëndija ka arritur në Play-Off të Europa Ligës. Ekipi tetovar, ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0 sot në Strumicë dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga dy ndeshjet e zhvilluara, me plotë meritë ka kaluar në fazën finale kualifikuese për grupet e Europa Ligës.
Ka qenë Besart Ibraimi që me gol të shkëlqyer i ka dhënë epërsinë Shkëndijës, ndërsa më pas në skenë ka dalë, sot në formë të jashtëzakonshme, kapiteni i ekipit, Ferhan Hasani, që me 2 gola të shënuara ka vulosur fatin e takimit dhe mundësinë për të shkuar në vazhdime.
Shkëndija me këtë fitore, tashmë ka kaluar tre raunde kualifikuese për Europa Ligë, ndërsa nesër do të kuptojë kundërshtarin e fundit, që edhe do të jetë pengesa e fundit dhe kryesore në rrugë për kualifikimin historik në grupet e Europa Ligës.