Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË VERORE

Neymar dhe fituesit tjerë

Neymar dhe fituesit tjerë


Shkruan: LUAN MORNA

3 August, 2017 @12:31

Kalimi i Neymarit tek PSG për 222 milionë euro nuk lëndon askënd pos krejt futbollin në përgjithësi. Të gjithë ata që nuk janë të prekur direkt nga ky transaksion, janë ata që lëndohen. As vetë Neymari, as babai i tij i dënuar në Spanjë, as PSG, e as Barcelona nuk humbin nga ky transaksion.

50 milionë euro rrogë në vit në total për Neymarin. Pos kësaj, liderllëku aq shumë i kërkuar nga ai në një ekip ku është për shumë nivele më poshtë se tjerët sa i përket popullaritetit. Për talentin dhe kontributin në fushë, si fizik si psikik, tek PSG ka edhe lojtarë tjerë që i afrohen e edhe e tejkalojnë brazilianin.

Ky është rast i përkryer për kapitenin e Brazilit. Do të dilte nga hija e Messit dhe do të kishte të gjitha ato që i gëzon argjentinasi tashmë sa vite tek Barcelona – një ekip i plotë që luajnë për të! Është një sprovë, një risk, i cili marrë parasysh përfitimet materiale ia vlen për t’u provuar.

PSG humb 222 milionë euro tek Barcelona. Është humbja e dytë më e thellë brenda vitit që do të pësoj nga katalunasit. Shto edhe pagën për Neymarin dhe arrin gati në gjysmë miliardi dollarë. Por, pa marrë parasysh titujt eventual të Ligës së Kampionëve, Neymari do të bëj PSG brend botëror – gjë që kanë aspiruar që nga blerja e këtij ekipi Khelaffët.

Fatkeqsisht, sot më shumë kanë rëndësi dollarët se sa titujt e fituar në fushë. Në këtë aspekt, PSG është fituesi më i madh.

E në këtë aspekt Barcelona humbën më së shumti. Por, jo aq shumë sa fiton PSG. Spanjollët vazhdojnë të mbesin ekip me renome global. Kanë ende Messin, por për dyfish më pak kohëzgjatje se sa karriera e Neymarit. Kur jemi tek Neymar, dyshoj që do të përfundoj karrierën në PSG.

Barcelona me 222 milionë eurot e inkasuara dhe dhjetëra milionë të kursyer në paga, mund të transferoj së paku dy talente. Talente të vërteta, jo sikur këto që ka transferuar viteve të fundit. Duhet të pranojmë që Barcelona ka dështuar në freskimin e ekipit. Lojtarët që vijnë janë shumë të vegjël për të mbathur këpucët e lëna bosh nga Xavi, Iniesta, e tani edhe Neymar. Ky i fundit është ndoshta më së lehti për t’u zëvendësuar.

Akademia nuk po prodhon më lojtarë dhe është mision i vështirë të nxjerrësh dy super-gjenerata një pas një. Por, transferimet që po i bëjnë nuk po janë të mençura – Mathieu, Gomes, Paco, Arda, e lista vazhdon.

Si emra që mund të zëvendësojnë Neymarin përmenden Coutinho, Dybala, Di Maria dhe Dembele. Personalisht, Dembele besoj që është më i miri nga të gjithë këta. Gjithashtu do të përshtatet si krahë sulmi, derisa dy të parët janë më shumë si mesfushorë qendror. Coutinho dhe Dybala janë edhe më kokëfortë se Dembele. Për Di Marian as mos të flasim. Nuk ka kontinuitet, e edhe nuk jam i sigurt që ndonjë argjentinas do të përshtatej me Messin aty.

Aprovimi i Messit do të jetë vendimtar se kush do të vije në Barcelonë. Mendoj që Dybala ka gjasat më të mëdha. Nuk besoj që asnjëri do të ishte më i mirë se Dembele. Por, e di që të gjithë – Neymar, PSG, Barcelona kanë përfituar nga ky transferim. Edhe ekipet që do t’i shesin Barcelonës do të fitojnë.

Vetëm futbolli ka humbur. Përsëri këtë verë.


AUDI CUP

Bare shënon, Atletico fiton Audi Cup

Premier League/La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Bare shënon, Atletico fiton Audi Cup

02/08/17 @ 23:31

CHAMPIONS LEAGUE

Olympiacosi i Hasit eliminon Partizanin, arrin play off-in

Champions League/Sportistë shqiptarë në botë

Olympiacosi i Hasit eliminon Partizanin, arrin play off-in

02/08/17 @ 22:48

CHAMPIONS LEAGUE

Adebayor protagonist në historinë e Basaksehirit

Champions League

Adebayor protagonist në historinë e Basaksehirit

02/08/17 @ 22:07

LEGJENDA

Fanella e Tottit u dërgua në hapësirë

Serie A

Fanella e Tottit u dërgua në hapësirë

02/08/17 @ 19:50

E FUNDIT

Luis Enrique te Paris St Germain

Champions League/Ligue 1/Transfere

Luis Enrique te Paris St Germain

05/07/23 @ 17:07

MBYLLET AVENTURA E GIRESSE ME KOSOVËN

6 ndeshje radhazi pa fitore, FFK shkarkon Alain Giressin

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Ligue 1/International/Transfere

6 ndeshje radhazi pa fitore, FFK shkarkon Alain Giressin

20/06/23 @ 15:11

DREJT KAMPIONIT TË ITALISË

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

Champions League/Serie A/Ligue 1/Transfere

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

15/06/23 @ 14:20

EDONI SHKËLQEN

Edon Zhegrova shkëlqen, sjell fitoren e Lille

Ligue 1

Edon Zhegrova shkëlqen, sjell fitoren e Lille

02/04/23 @ 15:32

MEDIA TALK

Premier League me fuqi të frikshme, rrezikon ligat tjera

Premier League/Bundesliga/Serie A/Ligue 1/La Liga/International

Premier League me fuqi të frikshme, rrezikon ligat tjera

03/02/23 @ 00:52

MUGNON NË CHAMPIONS

Ndaj Bayernit, pa Mbappen

Champions League/Bundesliga/Ligue 1

Ndaj Bayernit, pa Mbappen

02/02/23 @ 16:31

THYEN REKORDIN E OLAYINKËS

Xhuliano Skuka - rekord transferi nga Superiorja

FSHF Kategoria Superiore/Ligue 1/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Xhuliano Skuka - rekord transferi nga Superiorja

24/01/23 @ 14:02

PAS REKOMANDIMIT TË KOMISIONIT TË ETIKËS

Pas presionit, dorëhiqet Noël Le Graët

Kualifikimet për Evropian/Ligue 1/Transfere

Pas presionit, dorëhiqet Noël Le Graët

11/01/23 @ 18:22

I KËRKOHET DORËHEQJA

Kreut të Federatës së Francës i kërkohet dorëheqja pas komenteve ndaj Zidane-it

Kualifikimet për Evropian/Ligue 1/International

Kreut të Federatës së Francës i kërkohet dorëheqja pas komenteve ndaj Zidane-it

11/01/23 @ 00:23

BESIM I PLOTË TE SELEKTORI

Didier Deschamps vazhdon me Francën

Kualifikimet për Evropian/Ligue 1/International

Didier Deschamps vazhdon me Francën

07/01/23 @ 11:13


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1