SUPER SKËNDERBEU

Skënderbeu në Play-Off falë Shehit të shkëlqyer
3 August, 2017 @22:44
Skënderbeu ka arritur Play-Offin e Europa Ligës. Ekipi korçar përkundër se ra në disavantazh sonte heret nga Mlada Boleslav, ka arritur që të përmbys epërsinë e tyre, për përfundimtaren 2-1.
Ky rezultat, çoi ndeshjen në vazhdime dhe pasi që edhe aty nuk pat gola, gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive, ku Skënderbeu me portierin Orges Shehi, që shënoi një dhe më pas mbrojti një penallti të kundërshtarit, me 4-2, kaloi tutje.
Nesër, Skënderbeu do të kuptojë kundërshtarin e radhës për pengesën e fundit drejt Europa Ligës.