MIQËSORE: VUSHTRRIA-LLAPI

Daku e Emini sjellin fitoren e Llapit
3 August, 2017 @20:03
Skuadra e Llapit, finaliste në Kupën e Kosovës 2017, ka mposhtur në miqësoren e sotme Vushtrrinë me rezultat 2-0.
Mirlind Daku në pjesën e parë dhe i ardhuri këtë verë, Leart Emini, shënuan golat për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina dhe fitoren e llapjanëve.
Për Vushtrrinë ky ishte një test i mirë për të matur forcat me një ekip të pjesës së epërme të Superligës, ndërsa Llapi eksperimentoi për të nisur mbarë stinorin 2017/18 të elitës së futbollit kosovar që nis më 19 gusht.