QATIP OSMANI

Foto: kfshkendija.com
Osmani: Luajtëm mençur
3 August, 2017 @20:18
Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar të ekipit të tij ndaj Trakait sot dhe kualifikimit në Play-Off të Europa Ligës, ka thënë se skuadra tetovare luajti mençur dhe arriti fitoren.
“Kemi luajtur mençur dhe kemi shënuar golat në momentet e duhura të ndeshjes. Me golat e shënuar, fituam vetëbesim dhe luajtëm edhe më mirë. Kemi qenë më të mirë se rivali ynë lituanez dhe me meritë kemi shkuar tutje,” ka thënë Osmani.
RAPORTI: Shkëndija-Trakai
“Fakt është që na kanë munguar tre lojtarë standard në ekip sot, por kemi treguar se si skuadër mund t’i mbulojmë mungesat dhe çdonjëri ka kryer detyrën si duhet,” ka përfunduar trajneri i ekipit kuqezi nga Tetova.
Shkëndija tashmë kaloi edhe raundin e tretë kualifikues dhe nesër do të kuptojë rivalin për pengesën e fundit drejt Europa Ligës, në Play-Off.