MIQËSORE: TREPÇA'89-DRITA

Kampioni mposht Dritën
3 August, 2017 @20:29
Trepça’89 ka mposhtur Dritën në miqësoren e sotme me rezultat 2-1, ka bërë të ditur klubi mitrovicas pak më parë.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka zhvilluar një ndeshje tejet cilësore, përkundër se ishte e karakterit miqësor, njejtë edhe Drita që u angazhua mjaft.
Në fund, Florent Hasani dhe Kushtrim Lushtaku shënuan për fitoren e ‘89-shit, derisa sulmuesi i ardhur nga Besa e Pejës, Kastriot Rexha, realizoi golin e vetëm për ekipin e Dritës, në humbjen e tyre 2-1.