OSIJEK

Grezda e Ejupi, eliminojnë PSV-në
3 August, 2017 @23:08
Osijeku i Kroacisë ku luajnë Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi ka arritur të shënojë fitore të madhe edhe në ndeshjen e kthimit ndaj gjigandit holandez, PSV Eindhoven për të arritur për herë të parë në histori të klubit Play-Offin e Europa Ligës.
Golin e vetëm të takimit sonte e ka shënuar Petar Bockaj, ndërsa Ejupi ka qenë për 90 minuta në fushë, e Grezda u zëvendësua në kohën shtesë për përfundimtaren 1-0, që në total bën 2-0 edhe me 1-0 të fituar në Holandë.