NË SPLIT

Hajduku eliminon Brondbyn e Besar Halimit
3 August, 2017 @23:24
Skuadra kroate nga Spliti, Hajduk, ka eliminuar në raundin e tretë të Europa Ligës, Brondbyn danez, ku luan reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi.
Halimi ka qenë startues sonte dhe ka luajtur derisa ekipi i tij pranoi dy golat nga Ante Erceg (2-0, 59’ dhe 63’), që eliminuan Brondbyn, kur edhe u zëvendësua mesfushori i Kosovës.
Te Hajduku, për 90 minuta ka qenë në fushë kavajasi 25 vjeç Hysen Memolla, që tashmë pret kundërshtarin e fundit në Play-Off të Europa Ligës.