SUPER EKIPET SHQIPTARE

Sa përfituan Shkëndija dhe Skënderbeu me kualifikimin e tyre?
4 August, 2017 @8:24
Dy skuadrat shqiptare, të vetme që kanë arritur Play-Offin e Europa Ligës këtë stinor, Shkëndija dhe Skënderbeu, tashmë në arkën e tyre kanë shtuar afër 1 milionë euro këtë verë. Borozani.com
Saktësisht, të dyja skuadrat me kalimin e raundit të tretë kualifikues të Europa Ligës, kanë kapur shifrën e shpërblimit që jep UEFA prej 920 mijë eurove.
Ndërsa sot, në ora 13:00 dy ekipet shqiptare do të mësojnë kundërshtarin e radhës në kuadër të Play-Offit për Europa Ligë.
Përndryshe, Skënderbeu është ekipi i parë shqiptar që ka arritur fazën grupore të Europa Ligës ndonjëherë dhe i vetëm. Ndërsa Shkëndija, Play-Offin deri tash e ka pasur maksimum të arritjes.
Me shpresë që edhe ekipi nga Tetova, por edhe ai nga Korça të arrijnë fazën grupore të Europa Ligës, fat në shortin e sotëm.
Ndërkaq, nëse arrijnë në fazën grupore në arkën e ekipeve shqiptare do të shtohen edhe 2.6 milionë euro - të garantuara për çdo pjesëmarrës në fazën grupore.