18 VJEÇARI
Skënderbeu shet talentin kosovar në Francë
14 January, 2017 @16:07
Skuadra e Skënderbeut ka përfituar rreth 300 mijë euro nga shitja e talentit kosovar, Agim Zeka.
Mesfushori 18 vjeçar nga Prishtina është transferuar në Francë, te skuadra e njohur, Lille.
Zeka kishte rënë në sy të gjigantit françez pas paraqitjeve të shkëlqyera me kombëtaren U19 të Shqipërisë.
Lajmin për transferimin e Zekës në Lille e ka konfirmuar për gazetën Panorama Sport, kryetari i Skënderbeut, Ardjan Takaj.