PRISHTINA
Nga e hëna në Kastriot
13 January, 2017 @19:42
Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se nga dita e hënë, përkatësisht më 16 janar, do t’i vazhdojë përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Kastriot.
Deri sot bardhekaltërit janë stërvitur në ambient të mbyllur, për shkak të kushteve më të përshtatshme.
Ndërkaq, më 23 janar skuadra do të udhëtojë jashtë vendit, kurse varësisht nga kushtet, mund të ndodh që edhe më 3 shkurt të organizohet një tjetër udhëtim jashtë vendit si fazë e dytë e përgatitjeve.