KAMPIONI

Foto: KF Skenderbeu Korçe/ Facebook
Skënderbeu, zyrtarisht me drejtor sportiv
22 September, 2015 @12:57
Skënderbeu nuk ndalet së sjelluri risi në Kategorinë Superiore. Së fundi, ekipi korçar ka bërë të ditur se shkupjani Haris Fakiç është Drejtor i ri Sportiv i ekipit kampion.
“Fakiç do të menaxhojë Akademinë e Klubit të Skënderbeut si dhe do të merret me transferet e lojtarëve të ekipit,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit shqiptar.
Fakiç është 33 vjeçar, ish futbollist, ndërsa qe 7 vjet ushtron zanatin e menaxherit.