FESTË
Skënderbeu feston titullin, Kukësi e Partizani Europën
22 May, 2015 @21:38
Skënderbeu me fitore ndaj Vllaznisë në Shkodër ka pranuar trofeun e kampionit të Shqipërisë për herë të pestë me radhë dhe të gjashtën në histori të klubit sonte.
Bernard Berisha dhe Gerhard Progni kanë shënuar golat e fitores për ekipin korçar, që sonte shpërtheu edhe zyrtarisht në festë, pasi që titullin e siguruan xhiron e shkuar.
Festë kishte edhe në Kukës e Tiranë. Kukësi siguroi pozitën e dytë në tabelë duke e mposhtur Flamurtarin në Vlorë me golat e Vilfor Hysës dhe Julian Gjinajt për 0-2, derisa Partizani mposhti Elbasanin e rënë nga elita, 0-3 si mysafir gjithashtu, me golat e Gëzim Krasniqit, Dorian Bylykbashit dhe Astrit Fazliut.
Golashënuesi më i mirë i stinorit në Kategorinë Superiore, bindshëm ka dalë kroati i Kukësit, Pero Pejic, me 31 gola të shënuara, deris pas tij kanë ardhur serbi i Partizanit, Stevan Racic me 14 dhe Elis Bakaj i Tiranës me 12 gola të shënuara.
Apolonia e Fierit dhe Elbasani kanë rënë nga elita e futbollit shqiptar këtë stinor.