I PARI
Trajneri i vitit, Mourinho
22 May, 2015 @15:22
Portugezi që e bëri kampion Chelsean, Jose Mourinho, është shpallë trajneri më i mirë i vitit në Premier League, ka bërë të ditur faqja zyrtare e elitës angleze të futbollit.
Mourinho, ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, derisa në konkurrencë këtë stinor ka pasur: Ronald Koeman (Southampton), Garry Monk (Swansea), Nigel Pearson (Leicester City) dhe Arsene Wenger (Arsenal).
“Nuk e pritja këtë trofe,” ka thënë Mourinho në prononcimin e e tij, pasi që e fitoi çmimin, transmeton premierleague.com.
“Asnjëherë gjatë tërë stinorit nuk u shpalla trajner i muajit, mirëpo jam i lumtur me çmimin e fituar. Nuk është trofe i imi, është trofe i klubit, asistentëve të mij, lojtarëve dhe çdokujt që ka punuar me mua këtë stinor këtu. Kjo është diçka që vetë nuk mund ta fitosh asnjëherë.”