GJERMANI
Slomka, viktima e parë e stinorit
17 September, 2014 @15:12
Rezultatet e dobëta në fillim të stinorit të ri të Bundesligës, kanë detyruar drejtuesit e ekipit gjermanoverior, Hamburg, që të largojnë nga detyra trajnerin e deritashëm, Mirko Slomka.
Me këtë, Slomka është bërë trajneri i parë që largohet nga posti i tij në stinorin e ri të Bundesligës, derisa atë do ta zëvendësojë trajneri i Hamburgut U-23, Josef Zinnbauer.
Hamburgu në tre xhirot e para ka fituar vetëm një pikë, nga Kolnit në xhiron e parë, derisa dy ndeshjet tjera i ka humbur.
Hamburgu është ngujuar aktualisht në fund të tabelës së Bundesligës.